Cerdhe e re në “Kinostudio”

21/04/2011 14:30

Nëpërmjet një investimi nga Bashkia, prej 18 milion lekë, në një hapsire
300 metra katror cerdhja e re ne zonen e Kinostudios mundeson nje
sherbim cilesore per 80 femije te grup-moshave 1 deri tre vjec.

Gjate dy viteve te fundit jane ndertuar dhe rikonstruktuar pesë cerdhe dhe pese kopshte per femijet e kryeqytetit.

Zoti Rama e cilesoi inaugurimin e sotem si vazhdimin e revolucionit ne infrastrukturen e kryeqytetit qe sipas tij, do te vazhdoje me ritme te larta.

“Transformimi i cerdheve dhe i kopshteve te kryeqytetit eshte nje ritual i përmuajshëm dhe i përvitshëm ndërkohë që me cdo bebe fillon edhe kujdesi i Bashkisë së Tiranës me cekun e bebes që e përfitojnë 6 mijë bebe ne vit dhe me shtimin e cerdheve”, u shpreh Rama.

Nje banore e zones shprehet se hapja e kesaj cerdheje ishte nje domosdoshmeri.

Megjithese per Edi Ramen basketbolli eshte sporti i tij i preferuar, ai nuk ka nguruar qe, nje nate me pare t’i bashkohet nje grupi te rinjsh me te cilet ka ndjekur duelin mes Realit te Madridit dhe Barcelones nga cadra elektorale ne qender te Tiranes.

Top Channel