Berisha: 2012, asnjë familje në varfëri

21/04/2011 15:35

Në Belsh, një nga pikat me piktoreske të zonës së Dumresë, kryeministri
Sali Berisha prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Asqeri Kuqja,
duke premtuar financimin e planit për zhvillimin turistik të kësaj zone.

Sipas kryeministrit ndërtimi i autostrades Tirane-Elbasan do të ketë ndikim jetik edhe per rritjen e prodhimeve dhe shitjen e tyre ne tregje me te medha.

Per here te pare gjate kesaj fushate, kryeministri permendi varferine ne vend, por, duke iu referuar shifrave te Bankes Boterore zoti Berisha tha se ne 5 vjet varferia eshte ulur me 33 %.

“Në Shqipëri papunësia u ul. sërish ka papunësi, por ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka me qeveritarët tuaj vendor për punësimin tuaj, sërish në dyqanet tona ka familje që marrin ushqimin me lista, por këto janë vetëm 1.4 % e shqiptarëve nga 4.3 që ishin në 2005. Jam këtu për t’u zotuar se ky vit dhe fillimi i vitit tjetër shënon nxjerrjen nga mjerimi për cdo familje shqiptare. Kjo është ajo çka ne ofrojmë. Kjo është rruga me të cilën ne u anëtarësuam në NATO. Kjo është rruga me të cilën ne firmosëm marrëveshjen e stabilizim asociimit, kjo është rruga me të cilën ne fituam heqjen evizave, rruga me të cilën ne ecim të sigurtë drejt Evropës”, tha Berisha.

Sipas kryeministrit Berisha, kreu i socialisteve Edi Rama nuk po u tregon shqiptareve asnje projekt per permiresimin e jetes se tyre, por po u propozon rrugen e vetme, ate qe zoti Berisha e quajti rruga e mohimit te gjithckaje kane arritur shqiptaret.

“Kryetari i PS, i cili e nisi fushatën nën moton “fajin e ka Saliu”. I deklarova se tuneli dhe autostrada janë fajet e mia historike, tani vazhdon të nxijë gjithçka që ju keni arritur. Dua t’i them zotit Rama se në këtë Shqipëri tek kjo Shqipëri ka ndryshuar këto vite më shumë se çdo vend tjetër dhe gabohesh rëndë kur përpiqesh të nxish sukseset e këtyre njerëzve për shkak të qëndrimit që ke ndaj qeverisë. Sigurisht që qeveria ka rolin e saj, por themeli i këtyre sukseseve janë qyteterët  e saj, mundi, djersa e tyre. Ndaj dhe ju ftoj ju të bashkohemi të gjithë në alternativën tonë për qytetarin. Në shtëpinë tonë, në shtëpinë e alternativës për qytetarin ka vend për të gjithë”, tha Berisha.

Top Channel