Amnistia fiskale, cfarë falet dhe kush përfiton

21/04/2011 16:10

Ligji i miratuar në kuvend fal një sërë detyrimesh që qytetarët dhe
biznesi kanë ndaj shtetit. Deputeti demokrat Edmond Spaho listoi
fillimisht borxhet që u falen individëve.

“Cdo qytetari i falen detyrimet tatimore te papaguara deri ne 31 dhjetor 2010. Ata do te mund te legalizojne cdo shume te mjeteve monetare te papaguara kundrejt pagimit te tarifes 3 perqind. Cdo shtetas mund te rivleresoje pasurite e patundshme qe zoteron kundrejt pagimit te tarifes 1 perqind te diferences se vlerave nga 10 perqind qe eshte sot . Cdo shtetas qe ka futur automjete ne territorin shqiptar deri ne fund te vitit 2010 i falet principali, gjobat, kamate-vonesat ndaj doganes nese do te paguaje 50 perqind te principalit”, tha Spaho.

Falja do të përfshijë edhe biznesin e vogël, i cili do të mund të shuajë disa detyrime ndaj administratës që janë krijuar në vite.

“Perfiton te drejte te legalizoje cdo shume mjetesh monetare te padeklaruara kundrejt pagimit te tarifes 3 perqind.Te vetepunesuarve u falen kontributet e papaguara te sigurimeve shendesore dhe shoqerore deri ne fund te vitit 2008. U falen kontributet e papaguara per vitet 2009-2010 me kusht qe te paguajne ne 2011 kontributet brenda afateve”, sqaroi deputeti Spaho.

Edhe biznesi i madh që është subjekt i TVSH-së përfiton nga falja.

“Gjithe personave juridike te regjistruar si subjekt i TVSH-së u falen detyrimet tatimore te papaguara deri 31 dhjetor 2008”, tha Spaho.

Kuvendi miratoi edhe propozimin e Komisionit për ndryshimin e tarifave që biznesi duhet të paguajë kur të rivlerësojë pasuritë e paluajtshme dhe makineritë duke i ulur ato respektivisht në 5 dhe 3 për qind ndryshe nga varianti fillestar që parashikonte tarifat 7 dhe 5 për qind.

Top Channel