Topi-Hasani, konsolidim i marrëdhenieve mes vendeve

20/04/2011 14:10

Presidenti Bamir Topi priti sot Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të
Republikës së Kosovës, Enver Hasani dhe delegacionin që e shoqëron gjatë
vizitës zyrtare në vendin tonë.

Kreu shqiptar shprehu vullnetin dhe angazhimin institucional që në respekt të Kushtetutës dhe të ligjit, të kontribuojë në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve tona në shërbim të zgjerimit dhe thellimit të marrëdhënieve shumë të mira midis institucioneve të drejtësisë të shtetit shqiptar dhe atyre të shtetit të Kosovës.

Nga ana e tij, zoti Hasani,siguroi se institucioni që ai drejton do të vazhdojë të konsolidojë bashkëpunimin me Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, si dhe do të punojë akoma më shumë në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës në Kosovë.
 
Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Bashkim Dedja.

Top Channel