Specialistët: Alergjia duhet mjekuar

20/04/2011 16:05

Numri i personave të prekur nga alergjitë, në stinën e pranverës është
rritur ndjeshëm. Shkaku kryesor jane polenet, të cilat janë burimi
kryesor i shfaqjes së alergjive.

Por cilat jane shenjat dhe format e saj?

“Alergjitë vijnë duke u shtuar. Gjithnjë e më shumë shohim që prek fëmijët e vegjël. Shenjat janë lotim, teshtima, bllokim të hundëve, kollë të thatë,krruajtje e lëkurës”, shpjegon doktor Sybi Musollari, i cili shton se kurimi sa me i shpejte i alergjive ndihmon ne parandalimin e astmave bronkiale.

“Polenet i marrin të gjithë njerëzit por ata që janë alergjikë kanë probleme. Personat që janë alergjikë mirë është që të qëndrojnë orëve të mesditës në ambiente të mbyllura. Po ashtu duhet të marrin mjekimin e duhur”, thotë Musollari.

Ajri i renduar dhe i ndotur, por edhe ndryshimi i shume formave e jeteses ka bere qe gjithnje e me shume te kemi femije te moshave perdiatrike te prekur nga alergjitë.

Top Channel