Rama në Laprakë: Votoni për të ardhmen

20/04/2011 11:00

Kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama vijoi takimet elektorale në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 8 majit.

Në një takim sot me banorët e njësisë 11 në Laprakë, Rama theksoi se gjatë këtyre viteve kjo zonë periferike e kryeqytetit është transformuar tërësisht, por detyrë mbetet ndryshimi pozitiv ne jetën brenda shtepive te ketyre qytetarëve.

“Do t’i japim mundësi njerëzve që të jetojnë. I ftoj banorët e kësaj njësie që më 8 maj të votojnë të gjithë për të ardhmen”, tha Rama.

Top Channel