Pasuritë, 188 zyrtarë në hetim

20/04/2011 15:00

Pa ndonjë suprizë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të
Pasurive ka hedhur shortin e përvitshëm përmes të cilit janë mësuar
emrat e 188 zyrtarëve të cilëve ky inspektoriat do t’i kontrollojë
pasurinë.

Pak përpara hedhjes së shortit ambasadori OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth nenvizoi se tha se lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri është një prej prioriteteve të prezencës së OSBE-së.

“Nga disa raporte përfshi atë më të fundit nga Komsioni Europian të gjithë ne e dimë që korrupsioni mbetet një problem dominues, në shumë sektorë pavaresisht paraqitjes së një sërë masash nga qeveria. Zgjedhjet mundësojnë që votuesit të ngrihen kundra korrupsionit duke treguar zeëro tolerancë. Në këtë kontekst do të ftoja qytetarët në të gjithë vendin, të heqin dorë nga tradita shqiptare e pasjes së një besnikërie të verbër ndaj partive.
Në vend të kësaj, përdorni 8 majin, si një mundësi për të hedhur votën tuaj për kandidatët lokalë që të demonstrojnë një angazhim të fortë  të transparencës dhe të parimeve të tjera të Qeverisjes së Mirë”, u shpreh Wollfarth.

Prej zgjedhjes rastësore përmes kompjutetit nga lista e 4,692 zyrtarëve që kanë deklaruar pasuritë janë përzgjedhur ata të cilët duhet t’i kalojnë pasuritë e deklaruara në sitën e ILDKP-së.

Numri më i madh i të përzgjedhurve nga shorti ishin nga Drejtoria  e Tatimeve, Doganave, me 44 persona prokuroria 14 dhe gjykatat 22 persona.Shorti nuk prodhoi emra, në rang ministrash, apo udhëheqësish të partive, por vetëm ato të deputeteve Edi Paloka, Luan Skuqi dhe Aldo Bumci nga Partia Demokratike, si dhe Qemal Minxhozi, Ermonela Felaj, Gjokë Jaku dhe Tom Doshi nga Partia Socialiste.

Dëshira Subashi anëtare e KQZ-së, Gjergj Bojaxhi ish-drejtor i Inspektoriatit të Ndërtimeve dhe KESH-it dhe Lindita Nikolla kandidate për minibashkinë nr 1në Tiranë. Nje emer qe bie ne sy eshte edhe ai i Shemsi Premcit komandantit focave të ndërhyrjes së shpejtë, i bere i njohur se fundi pas pas konfliktit me zëvendësministrin e Rendit Avenir Peka gjate incidenteve te fushates ne Bathore.

Top Channel