Njëshi i doganave vjen në Tiranë

20/04/2011 09:10

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Doganave, personaliteti më i lartë i kësaj organizate, Kunio Mikuriya, po viziton këto ditë Shqipërinë për të parë nga afër sistemin që ndjek dogana e vendit tonë dhe problemet me biznesin.

Mikuriya është takuar dje me drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Flamur Gjymishka, dhe me përfaqësues të tjerë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Në lidhje me operatorët ekonomikë të autorizuar, Mikuriya sugjeroi që procedurat e thjeshtuara të futen hap pas hapi, duke trajtuar çdo rast për t’u siguruar që i plotëson kërkesat e nevojshme.

Mësohet se është rënë dakord që në qershor të dërgohet në vendin tonë një grup ekspertësh nga Organizata Botërore e Doganave, i cili do të ndihmojë administratën doganore shqiptare në hartimin e një plani strategjik, ku të shprehen qartë nevojat për zhvillim, për të na siguruar më pas asistencën e duhur sipas nevojave përkatëse.

Top Channel