Kikia: Fushatë e premtimeve të shfrenuara

20/04/2011 00:35

I ftuar në panelin e Top Shoë, Shqipëria Vendos 2011, kryeredaktori i lajmeve në Top Channel, Mentor Kikia vlerësoi se gjatë fushatës elektorale në Shqipëri, hidhen premtime që janë të pamundura për t’u mbajtur.

Zoti Kikia tha se për efekt vote kandidatët premtojnë duke mos zbardhur detajet financiare të projekteve të tyre.

“Premtimet në këtë fushatë elektorale, edhe në Elbasan, ashtu si në bashkitë e komunat e tjera në të gjithë vendin, bëhen premtime të shfrenuara, kostoja financiare e të cilave nuk bëhet publike dhe janë projekte që nuk mund të realizohen brenda një mandati”, tha zoti Kikia.

Top Channel