ISHM vlerëson esenë më të mirë

20/04/2011 21:40

Instituti Shqiptar i Medias, me mbështetjen e UNESCO-s, organizoi konkursin me esenë më të mirë me temë “në vend të përplasjes, aleancë e qytetërimeve, opinioni im”, për nxënësit e shkollave të mesme.

Pas vlerësimit të kritereve të vendosura nga juria u shpallën tre fitues. Cmimi i parë iu dha nxënëses së shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, Megi Mulita.

Cmimin e dytë e fitoi Klevi Elezi, i shkollës “Sami Frashëri” dhe cmimin e tretë Elsi Pajo, nxënës në shkollën “Qemal Stafa”.

Juria përbëhej nga pesë anëtarët Zana Tabaku, Virgjil Muci, Alma Hodo, Arben Muka dhe Agim Doksani. Esetë më të mira janë botuar në një libër të vecantë.

Top Channel