Ceka: Elbasani, kopje e Tiranës

20/04/2011 00:20

Këshilltari i kryeministrit, dhe kreu i Aleancës Demokratike pjesë e koalicionit mazhoritar, “Aleanca për Qytetarin”, Neritan Ceka kritikoi mungesën e një plani urbanistik për qytetin e Elbasanit.

Duke folur në Top Show, Shqipëria Vendos 2011, zoti Ceka, me origjinë nga Elbasani, tha se qyteti dhe mënyra se si po orientohet zhvillimi i tij nga ana e drejtuesve lokalë, është një klon i Tiranës.

“Elbasani po shndërrohet në një kopje të Tiranës, të gjitha qytetet po shndërrohen në një kopje të Tiranës, ku rregullohet vetëm qendra dhe lihen periferitë. Zoti Sejdini tha se do të shndërrojë qytetin në një qytet turistik, të gjithë qytetet turistike do t’i kemi ne?! Qyteti duhet shndërruar në një qytet universitar, është i dyti në shkallë vendi përsa i përket arsimit të lartë”, tha zoti Ceka.

Me tej, këshilltari i kryeministrit vlersoi si problematikën kryesore të qytetit të Elbasanit ndotjen e shkaktuar nga kombinati metalurgjik dhe ndotja që i shkaktohet lumit Shkumbin nga hedhja e plehrave.

Top Channel