Berisha: Dumreja, kopshti i frutikulturës

20/04/2011 18:45

Kryeministri Sali Berisha ka vazhduar takimet elektorale, duke u ndalur pasditen e sotme në Belësh.

Duke prezantuar kandidatin e Partisë Demokratike për këtë bashki, Berisha ka premtuar ashtu si dhe në takime të tjera investime masive.

“Dumreja do të bëhet kopshti më i madh i prodhues në frutikulturë”, ka deklaruar Berisha.

Kryeministri ka bërë të ditur më tej se kandidati demokrat, Asqeri Kuqja do të hartojë planin turistik për Belshin.

Top Channel