Taksat e biznesit, Mima: Bashkia i ka të larta

19/04/2011 19:55

Partia Demokratike përmes deputetit Florion Mima deklaroi se Bashkia e Tiranës aplikon tarifa të larta taksash për biznesin, duke kërkuar nga qytetarët të mbështesin programin e Bashës për uljen e taksave.

“Shqetësimi kryesor ka të bëjë me vazhdimin e vleljes totalisht të paligjshme të disa taksave dhe tarifave për të cilat parlamenti ka vendosur me ligj që nuk mund të jenë më shumë se 10% e nivelit tregues të taksës së biznesit të vogël. Shumica e bizneseve na konfirmuan se po vazhdojnë edhe sot e kësaj ditë të përballojnë tarifa dhe taksa të çmendura, totalisht të pambështetura në ligj. Vetëm për dy vitet e fundit taksa e gjelbër është rritur nga 250 në 300%, ndërsa tarifa e gjebërimit mbi 60%. Rritje kanë pasur të gjitha taksat e tjera”, deklaroi Mima.

“Ne ftojmë të gjitha bizneset e vogla t’i bashkohen platformës Basha, ta studiojnë atë me qetësi dhe të japin mendimin e tyre për ta përmirësuar. Ajo është një platormë që ka në qendër dhembushinë për biznesin dhe lënien e më shumë parave për biznesin në mënyrë që ai të investojë, të rrisë punësimin dhe mirëqenien për të gjithë”, theksoi Mima.

Top Channel