Pogradec, pranga për kanosje 3 të rinjve

19/04/2011 10:25

Policia e qytetit të Pogradecit ka vënë në pranga dy persona të cilët akuzohen se kanë vendosur një sasi tritoli në banesën e një zyrtareje të qytetit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga kanë përfunduar shtetasit Dorjan Hoxha, Enrik Xhambazi dhe Altin Jashallari.

Sipas policisë, nga hetimet paraprake ka rezultuar se shkak i vendosjes së tritolit ka qenë një konflikt mes tre të rinjve dhe djalit të punonjëses zyrtare.

Top Channel