Pasojat e ndryshimit të klimës

19/04/2011 16:35

Ndryshimi i klimës, do të sjellë një sërë problemesh në sektorin e bujqësisë dhe të shëndetësisë. Rritja e temperaturës mesatare me 1.5 gradë ka sjellë çrregullim të dukurive natyrore gjatë katër stinëve në vendin tonë.

Ekspertët pohojnë se vera do të jetë e nxehtë dhe e thatë dhe në disa zona do të kemi rreshje të mëdha shiu që sjellin përmbytje e në disa të tjera breshër, çka dëmton rëndë kulturat bujqësore.

“Diku mund të shfaqen thatësira, diku shira të shumtë, por problemi kryesor është që shfaqet në kushtet kryesore të motit, qoftë thatësirat, qoftë përmbytjet, në kushtet ekstreme. Specialistët mendojnë se nëse nuk do të merren masa për të gazrat, pritet të ketë një rritje 2.5 deri në 2 gradë për 50 vitet e ardhshme”, tha Laureta Dibra, shefe e sektorit për ndryshimet klimaterike.

Në këto kushte ekspertët e mjedisit deklarojnë se masat duhet të merren në sektorin e bujqësisë dhe të shëndetësisë.

“Për çdo zonë janë përcaktuar masat konkrete që lidhen me menaxhimin e ujrave me përmirësimin e sistemit të vaditjes me sistemete e kullimit, me mënyrën e ushqimit të kafshëve. Për shkak të fermentimit dhe mënyrës së ushqimit të kafshëve, kjo çon drejpërdrejt në mënyrën e shkarkimit të gazit që ndikimi i tij është 20 herë më i lartë se sa vetë dioksidi i karbonit”, theksoi Dibra.

Ndryshimet e klimës do të prekin edhe sektorin enegjitik, pasi në vendin tonë 90% energjisë prodhohet nga sistemi hidrik.

Top Channel