Korcë, 12 vjet burg nënës-vrasëse

19/04/2011 13:30

Gjykata e qytetit të Korcës ka shpallur fajtore nënën e re që pak ditë më parë vrau fëmijën e saj.

Sipas informacioneve të fundit, gjykata e ka dënuar me 12 vjet burg shtetasen Sonila Lumi, e cila vrau djalin e saj 18-muajsh.

Lumi e vrau foshnjën duke e mbytur pasi nuk dëgjonte dot më të qarat e saj.

Gjatë seancës, avokati i Lumit kërkoi një dënim më të lehtë me pretendimin se klientja e tij ishte e sëmurë mendërisht.

Top Channel