Gjika akuza FSHF

19/04/2011 00:00

Presidenti i ekipit të Flamurtarit, Shpëtim Gjika ka hedhur akuza të forta për drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit pas humbjes se vlonjatëve në Peqin.

“Ky kampionat nuk është i drejtë, ky është një kampionat i zhdrejtë, ky është një kampionat i shtrembër, është një kampionat pa moral, një kampionat i fëlliqur dhe për këtë merita kryesore është e drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit të cilët shohin me dy standarte”, tha Gjika.

Sipas drejtuesve të skuadrës vlonjate, vendi i dytë në klasifikimin e Superligës do të jetë dicka e përkohshme, pasi do të jenë ata që do të ngrejnë trofeun në fund.

“Kjo është dicka e përkohëshme, është java e parë që humbim kryesimin. Asgjë s’ka përfunduar, përkundrazi jemi më të vendosur se sa kurrë për t’i shkuar deri në fund këtij kampionati e për të ngritur trofeun”, thotë trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani.

Ndeshja e ardhshme e Flamurtarit do të jetë ajo përballë Dinamos në Vlorë, ndërsa Skënderbeu kryesues do të presë Lacin e vendit të pestë.

Top Channel