Fier, sulmohet dhe grabitet 17-vjecari

19/04/2011 10:35

Një djalë 17-vjecar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit, pasi është sulmuar nga dy persona.

Sipas policisë lokale, shtetasi Entilian Hoxha është qëlluar me mjete të forta nga dy grabitës, të cilët pasi e kanë lënduar i kanë marrë rreth 1 mijë euro para të thata.

Sipas burimeve, pas marrjes së dëshmive, uniformat blu të qytetit të Fierit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e agresorëve.

Top Channel