Faturat e energjisë, tani online

19/04/2011 11:30

Kompania që menaxhon sistemin e shpërndarjes së energjisë, CEZ, ka prezantuar sot shërbimin e ri për konsumatorët.

Drejtori i kompanisë, Alesh Konrad ka njoftuar mundësinë e konsumatorëve për të pasur online faturat e tyre të energjisë elektrike.

Ndërsa duke folur për nivelin e arkëtimeve të faturave, Konrad ka deklaruar se ai vazhdon të mbetet i ulët.

“Institucionet buxhetore dhe ato jobuxhetore kanë një detyrim prej 5 miliardë lekë kundrejt CEZ. Në total, borxhi ndaj nesh është 32 miliardë lekë”, ka deklaruar Konrad.

Ai ka shtuar më tej se në adresë të CEZ mbërrijnë rreth 10 mijë ankesa në muaj për mbifaturimet.

Top Channel