Tirana 3-dimensionale

18/04/2011 20:30

Projektin e 3 dimensioneve, Tirana qyteti im, Tirana kryeqytet dhe Tirana kryeqendër e rajonit, Edi Rama, lideri opozitës dhe kandidat për bashkinë e kryeqytetit, e ka prezantuar nga cadra elektorale në qendër të Tiranës.

Plani strategjik për kryeqytetin deri në vitin 2020 ishte një tjetër pjesë e prezantimit.

Ky plan përfshin shërbimet publike, ndërtimin e 17 shkollave dhe cerdheve të reja, përfshirë krijimin e mundësive për zgjerimin e përmirësimin e 4 spitaleve kryesore së bashku me ndërtimin e 15 poliklinikave dhe ngritjen e një spitali bashkiak.

Gjithashtu, zoti Rama ka lancuar projektin për kampusin e ri universitar që planifikohet të ndërtohet në Tufinë, duke u ndalur edhe në problemet e arsimit.

“Ndërkohë që ndiqja prezantimin, më erdhi para sysh një shprehje e ministrit të Arsimit, që tha ‘sikur Tirana të ishte si Kamza’. Ky është vizioni i atyre që sot qeverisin Shqipërinë. Rruga jonë është rruga e ndjekies së ëndrrës duke planifikuar përmes të vështruarit përtej kufijve të imponuar nga e sotmja”, ka deklaruar Rama.

Rama ka ftuar qytetarët të dalin në votime duke mos u dekurajuar, sic tha ai, nga rënia pre e presioneve.

“Këto zgjedhje janë shumë për cdo qytetar për të mos marrë pjesë në votim, për të rënë pre e presionit të atyre që duan të ulin pjesëmarrjen e një mase të madhe, që e ka të domosdoshme të clirohet nga kthetrat e një pushteti që po asfikson demokracinë”, ka pohuar Rama.

Gjatë paradites Rama u takua me qytetarë të grupmoshave të ndryshme në lagjen Kombinat. Që trnasformimi i Kombinatit dhe gjithë Shqipërisë të vazhdojë, tha Rama, c’do qytetar i kësaj lagjeje të Tiranës duhet t’i drejtohet kutive të votimit më 8 maj.

Top Channel