Sarandë, e përplas makina, vdes 24-vjecari

18/04/2011 17:20

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar pasditen e sotme në qytetin jugor të Sarandës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave 24-vjecari Erion Braha ka humbur jetën pasi motori me të cilin po udhëtonte është përplasur me një veturë të tipit “Benz”.

Sipas burimeve, uniformat blu, me të mbërritur në vendin e ngjarjes kanë ndaluar drejtuesin e automjetit, Besnik Kroi, me profesion mjek ligjor në spitalin e Sarandës.

Burimet shtojnë më tej se nga hetimet paraprake ka rezultuar se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën udhëtonin dy mjetet.

Top Channel