Fushë Krujë, shpërthim në fabrikën e çimentos

18/04/2011 12:00

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në ambjentet e jashtme të fabrikës së çimentos në Fushë Krujë.

Sipas burimeve në vendngjarje, lënda shpërthyese ishte vendosur në një makineri.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Policia ka shoqëruar 15 persona mes të cilëve edhe punonjës të fabrikës.

Top Channel