Dështon Gjyqi Boboshticës

18/04/2011 12:45

Dy dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria e Korçës për çështjen e Boboshticës, kryetari i komunës Drenovë, Flamur Sala dhe prifti i kishës së Shën Mërisë, At Jani Trebicka, janë paraqitur për të dhënë dëshmitë e tyre për dhunimin e varrezave të fshatit nga punimet e kryera nga “Omonia” për memorialin grek.

Por seanca gjyqësore është shtyrë sërish dhe dy dëshmitarët e Prokurorisë nuk i kanë dhënë dëshmitë e tyre para gjykatës për shkak të mungesës së një prej të pandehurve.

Edhe pse nga ana e gjykatës u vendos të thirreshin me polici gjyqësore dy dëshmitarët këtë herë seanca ka dështuar për shkak se në sallë nuk ka qenë i pranishëm një nga të pandehurit, punëtori Luan Zaçe.

Pa dhënë dëshmitë e tyre të dy dëshmitarët janë larguar për t’u paraqitur në një tjetër seancë në një tjetër datë.

Top Channel