Aksident në Krastë-Thekan, dy të vdekur

18/04/2011 08:45

Dy persona humbën jetën në një aksident rrugor në aksin Krastë-Thekan të komunës se Martaneshit.

Një automjet brenda së cilit ndodheshin katër persona, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Dy prej pasagjerëve, drejtuesi i automjetit Behar Kenga, 45 vjeç, dhe Dashamir Cani, 41 vjeç, kanë gjetur vdekjen e menjehershme, ndërsa dy të tjerët kanë marrë plagë të rënda.

Banorët u kanë dhënë ndihmën e parë duke i transportuar të plagosurit në spitalin e Bulqizës të cilët më pas ata janë nisur me helikopter në drejtim të Spitalit Ushtarak.

Të aksidentuarit punonin në një galeri kromi dhe ishin duke u kthyer kur mjeti i tyre ra 100 metra poshtë rrugës.

Top Channel