Peqin, Berisha prezanton kandidatin

17/04/2011 19:00

Fushata elektorale e kryeministrit Berisha u ndal në qytetin e Peqinit ku prezantoi kandidatin e Aleancës për Qytetarin, Ilir Rrushi.

Duke folur për arritjet e qeverisë, Berisha tha se brenda katër viteve të ardhshme, Peqini nuk do të ketë asnjë rrugë pa shtruar. Kryeministri premtoi gjithashtu para mbështetësve se qeveria do të financojë cdo projekt për Peqinin në katër vitet e ardhshme.

“Në 5 vitet e shkuara investuam në 400 kilometra rrugë në Qarkun e Elbasanit dhe mbi 60 qendra shëndetësore”, tha Berisha.

Më tej zoti Berisha mbrojti arritjet ekonomike të Shqipërsisë. Ekonomia e vendit tonë, sipas tij, qendron në krye të vendeve europiane.

Top Channel