Aksidenti, rifillojnë kërkimet për trupat

16/04/2011 10:05

Kanë rifilluar kërkimet për trupat e tre personave të përfshirë në aksidentin e djeshëm ku një makinë me targa TR 0403 U doli nga rruga dhe përfundoi në liqenin e Shkopetit.

Polumbarët e RENEA, të ardhur nga Tirana, filluan që ditën e djeshme kërkimet në ujë, por i ndërprenë ato pas rënies së errësirës.

Autovetura tip “Benz” që drejtohej nga kirurgu Tahir Alku, mjek në spitalin e Bulqizës, ka dalë nga rruga duke  bërë disa salto në një zonë me lartësi rreth 100 metra e duke përfunduar në hidrocentralin e Shkopetit, në një thellësi prej 30 metrash.

Sipas të dhënave të policisë, mësohet se së bashku me mjekun 65 vjeçar dyshohet se udhëtonin edhe dy pasagjerë.

Top Channel