Bushtricë, dhunë ndaj kandidatit të LZHK-së

15/04/2011 21:20

Një simpatizant i Partisë Demokratike është shpallur në kërkim nga policia e Kukësit, pas kërcënimit të kandidatit të LZHK-së, për kryetar të komunës Bushtricë në banesën e tij.

Sipas policisë së Kukësit, shtetasi Liman Lita, 35 vjeç, banues në fshatin Matranxh, ka shkuar në shtëpinë e kandidatit të LZHK-së, Shahir Sula, duke i kërkuar tërheqjen nga gara për kandidat.

Liman Lita duke e kanosur kandidatin Sula e ka kërcënuar se nëse nuk do të tërhiqet, do të përdorë dhunën.

Policia e Kukësit e ka shpallur në kërkim shtetasin Liman Lita për veprën penale të “Kanosjes së kandidatëve”.

Top Channel