Topalli, incident me Bostinaru

13/04/2011 20:25

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila mbërrin në mbrëmje në Bruksel, pritet që të kërkojë publikisht falje në Parlamentin Europian ndaj eurodeputetit të majtë Viktor Bostinaru, të cilin e ka akuzuar si të korruptuar.

“Ajo cfarë ka bërë ajo është jo vetëm e paprecedentë, por dhe e papranueshme për Parlamentin Europian. Ajo më ka akuzuar mua qartazi mbi dicka që nuk ka pasur asnjë motiv pse ta bënte, asnjë provë dhe kjo është arsyeja pse Këshilli i Kryetarëve kërkoi zyrtarisht nga presidenti i Parlamentit Europian, Buzek, që t’i kërkojë zonjës Topalli që, ose të kërkojë falje publike, ose të sqarojë publikisht se ajo tërheq akuzat e bëra”, ka deklaruar nënkryetari i delegacionit për Ballkanin, Viktor Bostinaru.

“Deri më sot, ajo nuk ka arritur dot që ta bëjë një gjë të tillë dhe ka mundësi që nesër ajo të jetë në gjendje që në njëfarë mënyre t’i kthehet kësaj cështjeje”, ka ka shtuar ai.

Top Channel