Mediu hap fushatën në Peshkopi

13/04/2011 17:45

Në qytetin e Peshkopisë, Partia Republikane hapi fushatën e saj për të prezantuar kandidatët për kryetarë komunash, si dhe këshilltarët për bashkitë dhe komunat e rrethit të Dibrës e Bulqizës.

Në këtë takim mori pjesë dhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili u tha dibranëve se qeveria e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha do të përfundojë rrugën e Arbërit në vitin 2013.

“Jemi në mbështetje të koalicionit për qeverinë, si dhe në mbështetje të gjithë kandidaturave të Partisë Demokratike”, deklaroi Mediu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA