Tjetër aksion në Vlorë, IKMT ndërhyn për të shembur një objekt në gadishullin e Karaburunit, ndalohet autori i ndërtimit pa leje
Socialistët lokalë të Beratit kanë denoncuar një akt dhune të nxitur nga qëndrimet e kundërta politike.
Sipas tyre, shtetasi Shefit Shanaj, banor i fshatit Gjeroven dhe simpatizant i Partisë Socialiste, është dhunuar fizikisht nga dy persona, të afërm të kandidatit të LSI-së. I plagosuri është dërguar në spitalin e Beratit për kurim.
“Më kanë katandisur kështu. Kur po kthehesha nga puna ndaloj në lokal për një kafe, pas 10 minutash erdhën dhe më qëlluan”, tregon Shefit Shanaj.
Ndërsa kryetari lokal i socialistëve ka treguar detaje të ngjarjes. “Policia i ka të njohur agresorët, i ka thirrur dhe i ka liruar. Pra, kjo është politike”, ka deklaruar Selman Hodaj.
Socialistët e Beratit kanë bërë edhe një padi në polici për dy personat tashmë të identifikuar që ushtruan dhunë.
Top Channel