“Mitingu”, arrestohet autori i plagosjes

13/04/2011 21:25

Policia e Tiranës ka arrestuar autorin e plagosjes së 16-vjecarit Ali Doci, një ditë më parë në prag të takimit elektoral të Partisë Socialiste.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave në pranga ka përfunduar shtetasi Arbër Ristani, 21 vjec.

21-vjecari akuzohet për plagosje në bashkëpunim të Docit dhe materialet e cështjes i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit Tiranë.

I riu u plagos kur turma e njerëzve që do të merrte pjesë në takimin e kryetarit Rama kaloi përpara zyrës elektorale të LSI-së.

Kjo parti u distancua menjëherë nga autori i plagosjes, kurse policia e cilësoi ngjarjen si pasojë e një zënke banale.

Top Channel