Fullani: Të rritet kredia

12/04/2011 16:55

Guvenatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani kërkoi që bankat e nivelit të dytë të rrisin kreditimin për ekonominë vendase.

Sipas Fullanit, në radhë të parë duhen mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme pasi rritja ekonomike i shërben dhe vetë sistemit bankar.

“Të ketë një shpërndarje më të mirë sektoriale dhe një ekulibër më të arsyeshëm mes projekteve publike dhe ato private duke orientuar kreditimin në favor të ekonomisë vendase”, tha Fullani.

Përsa i përket kredive të këqija, guvenatori Fullani u shpreh se duhet ndërhyrje në kohë nga bankat për të përfituar nga garancitë e vëna.

“Në këtë proçes është i nevoshëm bashkëpunimi me klientët që ndeshin në vështirësi të përkohshme. Kryerja e veprimeve të vendosura në kohë për ekzekutimin e formave të kolaterilit, për rekuperimin maksimal të vlerave”, tha Fullani.

Deklarata e guvenatorit, Ardian Fullani u bënë gjatë Konferencës për 24-të vjetorin e Grupit të Mbikëqyrësve Bankarë të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Top Channel