Tre viktima në dy aksidente

11/04/2011 12:30

Tre persona humbën jetën në aksin rrugor Korçë-Pogradec dhe Elbasan-Tiranë, ndërkohë një i katërt është në gjendje kritike.

Në aksidentin e parë dy persona kanë vdekur në aksin rrugor Korçë-Çiflig.

Aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës kur dy viktimat që udhëtonin me një mjet tip “Benz” kanë qenë duke shtyrë mjetin nga prapa për shkak të një defekti, por janë përplasur nga një mjet tip fuoristradë.

Genci Çollku 30 vjeç dhe Roland Musli 50 vjeç nga përplasja e fortë që ka shkaktuar makina që vinte me shpejtësi në drejtim të Korçës kanë vdekur në vend.

Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka thënë se mjeti që ka shkaktuar aksidentin ka qenë me shpejtësi dhe për shkak të errësirës nuk ka mundur të manovrojë për të devijuar përplasjen.

Policia ka mundur të arrestojë 26 vjeçarin Litgert Vojkollari, drejtuesin e mjetit tip fuoristradë që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e dy shtetasve.

Aksidenti i dyte ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tiranë- Elbasan.

Një grua ka vdekur dhe një person tjetër është plagosur teksa automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga.

Top Channel