TOEFL, tani provim te publiku

05/04/2011 20:45

Tani provimi i mbrojtjes së gjuhës angleze përmes TOEFL-it do të kryhet në Universitetin Publik. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte i pranishem kryeministri Sali Berisha që deklaroi se Shqipëria është ndër vendet e vetme që e ka të përcaktuar me vendim qeverie mësimin e gjuhës angleze.

“Vendimi i qeverisë, i kësaj mazhorance, e bën Shqipërinë, sipas dijenisë sime, vendin e vetëm në Europë; ‘anglishtja me ligj’. Me gjithë kërkesën dhe dhuntinë tonë për gjuhët e huaja, nuk ka qenë e mundur që njohja e gjuhëve të huaja të marrë përmasat e duhura, në këtë vend. Në maturë,  anglishtja do të jetë gjuhë e detyrueshme”, tha Berisha.

Ambasadori amerikan e ka përshëndetur këtë nismë, si shumë ambicioze.

“Ky partniretit do të jetë në përfitim të gjithë studentëve duke përfshirë të gjitha grupmoshat, por është edhe përgjegjësi mbi supet e Universitetit të Tiranës”, tha Arvizu.

Të gjithë studentët që kërkojnë të vijojnë master apo doktoraturë, duhet t’i nënshtrohen testimit të gjuhës angleze.

Më parë gjatë ditës, kreu i qeverisë inuguroi godinen e re në Universitetin e Kamzës, një investim prej 300 milionë lekësh i qeverisë.

“Sot, 70% e atyre që marrin maturën ulen në bankat e universiteteve. Ju garantoj se qeveria do të vazhdojë të mbështesë  bindshëm investimet në universitetin tuaj , në universitetet  e vendit.  Kampuse  po ndërtohen sot në një seri universitetesh dhe ne do të bëjmë gjithçka që universitetet  tona të kenë laboratorët më moderne.  Do të bëjmë çdo gjë që pedagogët dhe pedagoget  të kenë kualifikimet më të mira.  Studentet të arrijnë rezultatet me të mira dhe të cilësisë më të lartë”, theksoi Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA