Magath, trajneri i ri i Wolfsburg
18/03/2011 11:10
Felix Magath, i shkarkuar nga detyra e trajnerit të Schalke 04 para dy ditësh, ka nënshkruar një kontratë si teknik i Wolfsburg, klub me të cilin ka fituar Bundesligën në vitin 2009.
Magath do të drejtojë ekipin e tij të ri këtë të shtunë në ndeshjen ndaj Sttutgart ndërsa më 9 prill do të rikthehet në Veltins Arena për tu përballur me Schalke 04.
Tekniku gjerman do të jetë trajneri i tretë në këtë sezon për Wolfsburg që renditet i parafundit në kampionatin gjerman, pas shkarkimeve të Steve Mclaren dhe Pierre Litbarski.
Magath ka firmosur një kontratë që do të zgjasë një vit e gjysmë si trajner dhe drejtor sportiv i Wolfsburg.
Top Channel