Ministri i METE, Nasip Naço, i ftuar në Top Show foli edhe për energjinë dhe përparësitë që i ka dhënë qeveria këtij sektori. Zoti Naço vlerësoi projektet për zhvillimin e gjithanëshëm energjitik të vendit, për të mos u përballur, sipas tij me kriza në të ardhmen.
Ai siguroi se cmimi i energjisë nuk do të rritet dhe se është përgatitur legjislacioni përkatës për hyrjen në treg të një tjetër kompanie shpërndarëse, për t’i hequr monopolin e tregut CEZ-it.
“Cmimi i enegjisë elektrike nuk ka për t’u rritur. Problem janë faturat e energjisë aforfe. Po marrim masat të mos jetë. Është ngritur një grup pune, CEZ nuk do jetë më monpol nesër, do jetë edhe një kompani tjetër. Nisma është marrë, është përgatitur baza ligjore”, tha Naço.
Top Channel