Unaza, Olldashi: Projekti ynë, si i bashkisë

13/03/2011 20:50

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi tha se gjurma e Unazës së Madhe është e njëjtë me atë që parashikohej në projektin e Bashkisë së Tiranës.

Sipas projektit të qeverisë , unaza e re do të hyjë deri në 10 metra në brendësi të Kopështit Botanik dhe rrethrrotullimi do të prekë dy godina.

“Ajo që do preket është një distancë prej 10 metrash nga gardhi i kopështit deri në brendësi të tij dhe të vetmet objekte që preken janë dy objekte administrative të Kopështit Botanik që do të rindërtohen me fonde nga buxheti i shtetit. Nuk ka asnjë ndryshim projekti ynë nga ai i bashkisë në gjurmë. Nuk i kemi hyrë kopështit mes për mes, sic parashikohej nga plani rregullues i Adil Carcanit, por kemi dal në skaje të kopështit duke prekur minimumin e mundshëm të territorit të tij”, tha ministri Olldashi.

Zoti Olldashi ka sqaruar se ndryshimet  në projekt për ndërtimin e kësaj unaze, e cila është parashikuar në planin rregullues të 1989, kanë ardhur si pasojë e ndërtimeve të shumta në këtë zonë.

“Katër blloqe pallatesh të ndërtuar me leje të dhënë nga Bashkia e Tiranës”, deklaroi Olldashi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA