Dita e gruas, Topalli pret mësueset

05/03/2011 15:35

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në kuadër të aktiviteteve të javës së gruas që zhvillohen me rastin e 100 vjetorit të ditës ndërkombëtare të gruas, është takuar me mësuese të kryeqytetit.

Duke vlerësuar mësuesit në formimin dhe edukimin e fëmijëve, zonja Topalli tha se roli i tyre është primar në krijimin e atyre që janë e ardhmja e kombit.

Kryetarja e Kuvendit foli për rolin e gruas në shoqërinë shqiptare, ku dënoi dhunën e ushtruar ndaj saj, e cfarëdo forme qoftë ajo.

Sipas zonjës Topalli, një arritje e rëndësishme, sidomos në 5-6 vitet e fundit, është ajo e garantimit të kushteve të barabarta si për burrin dhe gruan, që nga përfaqësimi në administratë e deri tek pagesa pa diferenca mes tyre.

Top Channel