Nofka e saj është “vajza-ujk” ose “fytyrë-majmun”.

11-vjeçarja nga Tajlanda është shpallur ditën e sotme si vajza më leshtore në botë.

Supatra Sasuphan gjithmonë ka qenë objekt talljeje në shkollë, por rekordi Guiness e ka bërë shumë të famshme tashmë.

“Jam shumë e lumtur për rekordin Guiness! Njerëzit bëjnë shumë gjëra për ta arritur, ndërsa unë vetëm sa iu përgjigja disa pyetjeve”, u shpreh Supatra.

11-vjeçarja vuan nga sindroma Ambra, sindromë e cila ka prekur 50 persona gjithsej që nga Mesjeta. Më parë, njerëzit me këtë sindromë quheshin “njeri-ujk”.

Tajlandezja ka qime të holla në fytyrë, veshë, krahë, kurriz dhe këmbë. Ajo është trajtuar me lazer, por terapia nuk ka bërë efekt.

 

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA