Tiranë, sekuestrohen 30 kg kanabis

27/02/2011 13:45

Policia e Tiranës ka bllokuar gjatë një aksioni të koduar “Kufiri Ndarës 2”, 30 kilogram kanabis sativa si edhe ka arrestuar tre shtetas.

Zëdhënësja e policisë së Tiranës, Alma Katragjini, tha gjatë një njoftimi për shtyp se herët në mëngjesin e së dielës, pas një hetimi 2-mujor u arrestuan tre persona në rrugën “Sulejman Delvina” në kryeqytet, të cilët dyshohet se bimën narkotike e kishin me qëllim shpërndarjen e saj në Tiranë.

Hashashi u gjet i ndarë në disa qese.

Policia tha se është duke vazhduar hetimin e saj për të identifikuar të tjerë persona në këtë rrjet trafiku.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA