Në festivalin e Berlinit triumfoi filmi “Nader dhe Simin, një ndarje” i regjisorit iranian Asghar Farhadi, duke fituar kështu “Ariun e Artë”. Por jo vetëm…
“Arinjtë e Argjendtë, për aktorin më të mirë femër dhe mashkull, shkuan për të gjithë kastin e aktorëve dhe aktoreve të këtij filmi. Për regjinë më të mirë u vlerësua me “Ariun e Argjendtë” gjermani Ulrich Kohler me filmin “Sleeping sicknes”.
Cmimi i jurisë iu dha “The Turin horse”, i regjisores hungareze Bela Tarr. Për skenarin më të mirë, me “Ariun e Argjendtë” u vlerësua filmi “Falja e Gjakut”, i regjisorit amerikan Joshua Martin.
Ngjarjet e filmit zhvillohen në Shqipëri, tema është gjakmarrja dhe kasti i aktorëve është shqiptar. Juria indipendente e seksionit të forumit i dha cmimin e Konfederatës Ndërkombëtare të Kinemasë së Artit dhe Esesë filmit “Amnistia” të regjisorit Bujar Alimani.
Top Channel