Klubi brazilian i Corinthiasit ka vendosur të bëjë një çmenduri ekonomike dhe do të paraqisë një ofertë “të jashtëzakonshme” për blerjen e Kakasë.
Informacionin e publikoi sot e përditshmja braziliane “Folha de Sao Paulo”, e cila shtoi se një përfaqësues i klubit ka mbërritur në Madrid, për të biseduar me presidentin Florentino Perez.
Vendimi i klubit më të pasur të Brazilit lidhet ngushtë me largimin e Ronaldos, si dhe blerjet e rivalëve kryesore, Ronaldinho-s nga Flamengo dhe Rivaldos, prej Sao Paulos.
Skuadra krenohej deri pak më parë me dy prej yjeve më të mëdhenj të Seleçaos në dekadën e fundit, dyshen Ronaldo-Roberto Carlos, por të dy lajmëruan tërheqjen e tyre nga futbolli.
Reali bleu Kaka-në nga Milani për shumën e 67 milion eurove dhe për t’a shitur, do të pretendojë të paktën 70 milion euro.
Megjithatë, Corinthias zotëron një kartë që skuadrat e tjera të pasura nuk e kanë. Përveç disa të rinjve të talentuar që mund të përfshihen në marrëveshje për të ulur çmimin, Corinthiasi ka edhe një akses të shkëlqyer në tregun brazilian.
Klubi mund të dalë garant për blerje të ardhshme të Realit, në talentet e vendit. Nënshkrimi i një kontrate të tillë bashkëpunimi do të ishte shumë fitimprurës edhe për faktin se ëndrra e kalimit tek Reali, do të çonte shumë të rinj në akademinë e klubit, pa asnjë sforco dhe punë me agjentët vendas e rekrutuesit e të rinjve.
Top Channel