Ish-trajneri i Interit, Liverpoolit dhe Valencias, Rafael Benitez, mund të shndërrohet në njeriun e ardhshëm që do të drejtojë skuadrën e Atletico Madrid-it.
Situata e trajnerit aktual, Quique Sanchez Flores, duket e ndërlikuar dhe ai pritet që të largohet në fund të sezonit, nëse nuk do të shkarkohet më parë.
Ndërsa skuadrës së dytë më të madhe të Madridit i duhet të mendojë për të ardhmen, Benitez vetëkandidohet për stolin e bardhekuqve.
”Unë jam një profesionisit dhe jam i hapur të bisedoj me çdo skuadër, por me Atletico-n kam edhe motive afektive që më bashkojnë”, deklaroi Benitez-i, për të përditshmen “Marca”.
Në intervistën e tij, ai shtoi se Atletico e ka kontaktuar edhe më parë, në fillimin e viteve 1990, kur i ofroi vendin e trajnerit të të rinjve dhe që prej atëherë, marrëdhëniet me drejtuesit kanë mbetur shumë të mira.
Top Channel