Qindra qytetarë, tubim për kombësinë

17/02/2011 08:55

Qindra qytetarë janë mbledhur në një tubim përpara Këshillit të Lartë të Drejtësisë në mbështetje të nismës së nënkryetarit të këtij institucionit, Kreshnik Spahiu, për kombësinë.

Manifestuesit mbanin në duar parrulla si “Të gjithë jemi Kreshnik”.

Përfaqësuesit e 10 shoqatave kanë zhvilluar një takim me Spahiun, të cilit i kanë dorëzuar edhe flamurin kombëtar.

Top Channel