Gafa, ministri indian lexon fjalimin e homologut portugez

17/02/2011 03:00

Opozita indiane kërkon dorëheqjen e Ministrit të Jashtëm, S.M. Krishna pas gafës së këtij të fundit gjatë takimir të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkura ku lexoi fjalimin e homologut portugez pa kuptuar asgjë.

Opozita e argumenton kërkesën e saj duke etiketuar si shembullin tipik të qeverisjes vendase pikërisht ministrin 78 vjeçar, gafa e të cilit ka hedhur në ‘tregun’ vendas edhe një bum batutash.

“Shikoni anën pozitive të gafës, tashmë mund të kemi edhe Kristiano Ronaldon në kombëtaren tonë të futbollit”, shkruan një e përditëshme indiane.

Ministri indian lexoi disa faqe, përfshirë edhe se “ndjehej i lumtur që në Këshillin e Sigurimit ishin prezentë dy vende që flisnin gjuhën portugeze, Portugalia dhe Brazili”, para se të ndërpritej nga një bashkëpunëtor që i gjeti më pas fjalimin e duhur për të lexuar.

Ndërkohë, ministri nga ana e tij mbrohet duke deklaruar se këto janë gafa të cilat mund t’i ndodhin çdo personi. Ishin aq shumë letra para meje sa fatkeqësisht mora ato të gabuarat, tha ai për mediat indiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA