Ambasada amerikane: Protesta e nesërme, mund të zgjasë

17/02/2011 09:55

Ambasada amerikane ka paralajmëruar qytetarët amerikanë të kenë kujdes ditën e nesërme kur Partia Socialiste ka organizuar mbajtjen e një proteste. Sipas selisë diplomatike, ka informacione që protesta mund të zgjasë për disa ditë.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të evitojnë vendet ku do të zhvillohet demonstrata dhe të jenë gjithnjë në kontakt me njoftimet që publikohen në media dhe në faqen e saj zyrtare.

“Partia Socialiste ka lajmëruar mbajtjen e një demonstrimi të gjerë publik në qytetin e Tiranës, pasditen e 18 shkurtit. Ambasada nuk ka asnjë informacion specifik për vendin ku ajo do të mbahet… Ka informacione që demonstrata e nesërme mund të zgjasë për disa ditë… Kujtojmë shtetasit amerikanë që edhe pse demonstrata synohet të jetë paqësore, mund të kthehet e dhunshme dhe e paparashikueshme. Duhet ta evitoni atë, sa më shumë të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Top Channel