Topi përshëndet Kosovën për 3-vjetorin

16/02/2011 19:00

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka uruar Kosovën dhe popullin e saj, që nesër festojnë 3-vjetorin e pavarësisë.

Përmes një mesazhi, Topi ka vlerësuar se në 3 vitet e para të shtetformimit, Kosova ka arritur progrese të rëndësishme.

“Dita e pavarësisë është pika kulmore e historisë moderne të Kosovës. Dita e pavarësisë përcaktoi në mënyrë përfundimtare perspektivën e Kosovës. Kosova në rrugën e saj ka përballur me sukses shumë sfida dhe kështu do bëjë edhe me raportin e Dick Marty”, është shprehur Topi.

Më tej kreu i shtetit shqiptar ka vlerësuar edhe procesin zgjedhor të 12 dhjetorit, “me të cilin Kosova dëshmoi se di të zbatojë më së miri standartet demokratike”.

Top Channel