Nesër Kosova mbush tre vjet nga shpallja e pavarësisë. Por shteti i ri ndodhet në kushte kur nuk ka konstituuar ende Parlamentin e ri, qeverinë e re dhe kur presidenti vazhdon të jetë një ushtrues detyre.

Përkujtimi i kësaj dite të rëndësishme do të jetë tërësisht i zbehtë, pasi nuk është parashikuar asnje ceremoni zyrtare.

Zëdhënësi i qeverisë, Memli Krasniqi ka deklaruar se pikërisht mungesa e institucioneve të reja ka ndikuar në këtë situatë.

Megjithatë, qeveria Thaci është mbledhur për të festuar 3-vjetorin, ndërsa presidenti Jakup Krasniqi, përvecse ka përshëndetur qytetarët, ka falur 103 të dënuar me burg.

Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008 dhe deri tani ajo është njohur si shtet sovran nga 75 vende të botës.

Mes vendeve që nuk e kanë njohur atë spikat pesëshja e vendeve anëtare të BE, Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA