Kuvendi heq imunitetin e Metës

16/02/2011 11:45

Kuvendi ka votuar për heqjen e imunitetit të ish zëvendëskryeministrit Ilir Meta me 128 vota pro dhe 2 kundër.

Në këtë mënyrë i hapet rruga hetimit të tij nga Prokuroria për videon Meta-Prifti, ku ish zëvendëskryeministri akuzohet për korrupsion aktiv.

Gjatë fjalës së tij kreu i LSI-së, ka theksuar se është i hapur për t’u hetuar nga Prokuroria dhe se ka hequr dorë prej një muaji nga imuniteti.

“Ka më shumë se një muaj që e kërkoj Prokurorinë dhe bashkëpunimin me të, për të hetuar mbi akuzat e ngritura ndaj meje. Jo thjesht për të treguar pafajësinë time, por për të treguar se kush janë frymëzuesit e vërtetë të dhunës. Ajo video ishte një montazh që kishte si qëllim të justifikonte dhunën në ndodhi më 21 janar”, tha Meta.

“Do i shkoj në fund kësaj çështjeje, pasi nga kjo video nisi gjakderdhja e 21 janarit”, theksoi ai.

Top Channel