Heqja e imuniteteve, fillon seanca në Kuvend

16/02/2011 10:45

Fillon seanca në Kuvend ku do të votohet për heqjen e imunitetit të ish zëvendëskryeministrit Ilir Meta.

Gjithashtu sot pritet të votohet edhe ndryshimi i rregullores së Kuvendit për proçedurën e heqjes së imunitetit të deputetëve, pas kërkesës së kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi.

Në fjalën e tij, deputeti socialist Namik Dokle ka deklaruar se nisma e ndërmarrë nga mazhoranca për heqjen e imunitetit të deputetëve, është antikushtetuese.

“Seanca e sotme është një atentat ndaj parlamentarizmit. Një atentat që do të thotë se tani e tutje nuk ka vlerë Kushtetuta në Shqipëri. Nga sot e tutje do të thotë se do të zbatohen vetëm urdhërat dhe firmat e Sali Berishës dhe Jozefina Topallit”, tha Dokle.

“Po shkelni rregulloren për ta masakruar edhe më keq. Doni të bëni represion mbi opozitën, doni edhe t’i mohoni edhe lirinë e fjalës”, shtoi Dokle.

Top Channel